Më 6 maj, serbët do të paraqiten në qendrat e votimit në një proces të trefishtë për të zgjedhur presidentin, deputetët dhe autoritetet qeverisëse lokale.

I gjithë procesi do të vëzhgohet nga 1500 vëzhgues të ngarkuar nga organizata serbe dhe ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve. Grupe monitoruesish do të mbërrijnë në ditët e ardhshme në Beograd nga Danimarka, Norvegjia dhe Japonia.

Ndërkohë, ajo që duket më e ashpër është gara presidenciale që sipas sondazheve do të diskutohet me radikalit Nikolic dhe presidentit të dorëhequr, Borsi Tadic. Tadic kërkon votëbesimin e serbëve për të vazhduar me politikat pro-europiane, ndërsa Nikolic premton “shkëputjen” e Serbisë nga Europa.

Po më 6 maj do të votohet edhe për ligjvënësit e ardhshëm. Sondazhet thonë se partia e ish-presidentit Tadic është favorite për t’i fituar, ndërkohë që jo pak mbështetje pritet të marrin edhe radikalët.

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e presidentit dhe parlamentit të ardhshëm do të mbahet edhe tek serbët e Kosovës. Pikërisht për këtë, KFOR është vënë në gatishmëri për shmangjen e cdolloj incidenti. Në kuadër të sigurisë, në Kosovë mbërritën edhe 550 trupa shtesë nga Gjermania dhe Austria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA