Shtyhet gjyqi ndaj Timoshenkos

28/04/2012 20:40

Mungesa e ish-kryeministres së Ukrainës në sallën e gjyqit shtyn më 21 maj procesin kundër saj.

Julia Timoshenko që refuzon të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore është dënuar me 7 vjet burg për abuzim me detyrën.

Të premten, mediat publikuan fotot e saj me shenja dhune në trup, pas keqtrajtimit nga rojet e burgut. Opozita e Ukrainës thotë se tre burra e goditën me grushta në bark, por autoritetet mohojnë një akuzë të tillë.

Gjyqi kundër saj është cilësuar nga qeveritë perëndimore si i motivuar politikisht.  Akuzat e reja lidhen me periudhën kur ajo ishte në krye të një kompanie private të energjisë në vitet 1990.

Nëse do të shpallet fajtore mund të dënohet edhe me 12 vjet të tjerë burg. Në një zhvillim tjetër, të paktën 29 persona u plagosën pas disa shpërthimesh të njëpasnjëshme në lindje të Ukrainës, vendlindja e udhëheqëses se opozitës.

Top Channel