Qindra fermerë bllokuan me traktorë disa akse rrugore në Serbi në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë për subvencionet në bujqësi.

Protesta u mbaj pas dështimit të bisedimeve mes një përfaqësie të fermerëve protestues dhe Ministrisë së Agrikulturës.

Megjithatë, organizatorët e protestës thonë se në bisedime ka patur një dakordësi mes palëve, por se fermerët kërkojnë që gjithcka të pasqyrohet në një marrëveshje mes dy palëve pasi e ndjejnë veten të tradhëtuar nga qeveria.

Kërkesa kryesore e fermerëve është që subvencionet të jenë në të njëjtën masë sa në vitin 2011 dhe qeveria të tërhiqet nga vendimi për uljen e tyre, parashikuar sipas buxhetit të këtij viti. Fermerët shprehen të vendosur për të vazhduar protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA