Pasojat e aksidentit të Belen

28/04/2012 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka përfshirë showgirl-in argjentinase, Belen Rodriguez dhe të dashurin e saj të ri, Stefano De Martino. Dy të rinjtë po udhëtonin me një motoçikletë sportive në rrugët e Romës kur janë përplasur me një automjet.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe dy të rinjtë janë përplasur në asfalt. Ata u shoqëruan menjëherë në spitalin më të afërt, ku morën kurimin e parë. Pas disa minutash nën kujdesin e mjekëve, Belen dhe i dashuri i saj, balerini, Stefano De Martino, lanë spitalin me rrobat e mbuluara me gjak e me gjymtyrë të fashuara.

Belen ka pësuar hematomë në këmbën e saj të majtë, pranë kaviljes, ndërsa De Martino në dorën e majtë si dhe disa plagë të lehta sipërfaqësore në trup dhe fytyrë.

Cifti sapo ka lënë spitalin, në bordin e një makine private, është larguar për në banesën e tyre.

Belen dhe Stefano De Martino shoqërohen bashkë prej pak javësh. Vajza e spektakleve në Itali, u lidh me balerinin pak kohë pas ndarjes nga paparaci, Fabrizio Corona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA