Lionel Messi së shpejti do të bëhët baba. Lajmi qarkullonte prej kohësh
në media, por vetëm orët e fundit u bë zyrtar nga e fejuara e yllit
argjentinas të Barcelonës, Antonela Rokuzzo.

Nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social Twitter, Antonela Rokuzzo deklaroi se  është shtatzënë, lajm ky që vjen një momentin më të vështirë të Messi-t dhe Barcelonës së tij të eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Kampioneve.

‘Tani mund ta them-shkruan Antonella në mesazhin e saj, – unë dhe Lionel presim një fëmijë. Jam shtatzënë prej 11 javësh. Falenderoj median që nuk insistoi shumë në verifikimin nëse ky lajm ishte i vërtetë apo jo’.

Historia e dashurisë mes Lionel Messi-t dhe Antonella Rokuzzo-s nisi në vitin 2008 dhe tashmë pas 4 vjetësh cifti do të presë fëmijën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA