Malajzi, protesta masive

28/04/2012 20:55

Policia malajziane përdori gazin lotsjellës për të shpërndare mijëra protestues të mbledhur në sheshin e Pavarësisë, të kryeqytetit Kuala Lumpur.

Ata marshuan duke bërë thirrje për ndryshime të sistemit zgjedhor. Protestuesit besojnë se modifikimet e bëra kohët e fundit dhe të miratuara në parlament, do t’i shërbejnë kryeministrit Naxhib Razak për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Ky është një nga grumbullimet me masive në dhjetëvjecarin e fundit dhe u organizua nga opozita. Policia foli për 25 mijë pjesëmarrës, ndërsa agjensitë e lajmeve të Malajzisë për 80 mijë protestues. Të paktën 20 persona u arrestuan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA