Termocentralet e Korporatës Energjetike në Kosovë vazhdojnë të ndotin ambientin përtej normave të lejuara.

Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit të Kosovës ka bërë të ditur se pluhuri që vjen nga KEK-u është 14 herë më i lartë se standartet e lejuara vendore dhe ndërkombëtare.

Në termocentralin A, gjatë muajit janar dhe shkurt ka pasur tejkalime të nxjerrjes së pluhurit deri në 12 herë, kurse gjatë muajit mars është rritur edhe në 14 herë më shumë në krahasim me standartet e lejuara, përderisa në termocentralin B ka pasur tejkalime të emisioneve të pluhurit deri në  6 herë, – ka thënë drejtori ekzekutiv i Agjencisë, Ilir Morina.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala nuk i komentoi matjet e Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit. Por ai tha për Top Channel se KEK-u është në fazën e implementimit të katër projekteve, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndotjes së ambientit.

Bëhet fjalë për ndërrimin e elektrofiltrave në termocentralin Kosova A, mbulimin e Kodrës së Hirit, si dhe ndërtimi i sistemit hidraulik të bartjes së hirit.

Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve të KEK-ut, po bëhet edhe eleminimi i 20 mijë ton substancave të rrezikshme. Kostoja e projekteve për zvogëlimin e ndotjes së ambientit është 50 milionë euro. Ato pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA