Kolumbi, FARK sulmojnë njësitë policore

28/04/2012 08:45

Autoritetet në Kolumbi kanë deklaruar se rebelët e krahut të majftë, FARK, kanë vrarë tetë persona, përfshirë një fëmijë, në dy sulme të ndryshme.

Në të parin rebelët vranë pesë ushtarë që po patrullonin në jug-perëndim të vendit, ndërsa më vonë një vajzë e vogël dhe prindërit e saj humbën jetën pasi mortaja artizanale u qëlluan ndaj një stacioni policie në shtetin e Kakuetës, po në jug të vendit.

Mortajat nuk goditën shënjestrën, duke rënë kështu tek shtëpia e familjes. Qeveria kolumbiane deklaroi se një rreshter dhe katër ushtar humbën jetën nga sulmi i parë ndaj patrullës.

Më herët gjatë muajit, një nga liderët e FARK, Ivan Marquez, deklaroi se grupi mbetej i gatshëm për të luftuar, pavarësisht zërave të mëparshëm se ishte gati për bisedime me qeverinë.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos deklaroi muajin e kaluar se sulmet e fundit ushtarake kishin dobësuar lëvizjen guerrilase.

Mbi 60 rebelë u vranë në sulme në lindje të provincës së Metës dhe Araukës në disa sulme ushtarake të kryera në muajin mars.

Sulmet ishin pjesë e një strategjie të forcave të sigurisë për të eleminuar komandantët rajonalë të FARK dhe për të goditur logjistikën dhe furnizimet e grupit.

Top Channel