Kalabri, vriten babë e bijë

28/04/2012 00:56

Një fermer 67 vjeçar dhe vajza e tij shitëse, 26 vjeçare, u vranë në shtëpinë e tyre, në krahinën e Kozencës së Italisë, në rrethana të cilat ende nuk janë të qarta.

Ngjarja është nën hetimin e autoriteteve përkatëse. Ndërkohë që bëhet e ditur se është plagosur edhe bashkëshortja 64 vjeçare e burrit dhe e ëma e vajzës.

Gruaja, ende nën shok, i tha policisë se vrasja e dyfishtë kishte ndodhur në mëngjesin e së premtes, kur ajo pa një të huaj të dilte jashtë shtëpisë, por menjëherë më pas ajo shkoi në shtrat.

Alarmi ishte dhënë vetëm në orën 20:00 nga një kalimtar.

Top Channel