Të dielën më 29 prill për 12 orë rresht qytetarët me të drejtë vote të Komunës së Ferizajt pritet t’i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur të parin e Komunës së tyre.

Më shumë se 95 mijë e 400 persona kanë të drejtë të japin votën e tyre për ndonjërin nga 8 kandidatët që janë në garë.

Naim Ferati AAK, Ramadan Hasani AKR, Ramadan Emini LB, Adem Salihaj LDK, Bujar Ademi PD, Agim Aliu PDK, Faton Topalli VV dhe Rrahim Sadiku kandidat i pavarur, janë emrat e kandidatëve.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë së shtunës është mbajtur mbledhja e fundit para hapjes së qendrave të votimit, ku kanë thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj mbahen për shkak se kryetari i mëhershëm Bajrush Xhemajli dha dorëheqje nga posti i tij pasi u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në të cilën humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.   

Top Channel