Bisedime mes SHBA-së dhe Kosovës, fokusi te zgjerimi i mundësive në fushën e energjisë dhe minierave
Të dielën më 29 prill për 12 orë rresht qytetarët me të drejtë vote të Komunës së Ferizajt pritet t’i drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur të parin e Komunës së tyre.
Më shumë se 95 mijë e 400 persona kanë të drejtë të japin votën e tyre për ndonjërin nga 8 kandidatët që janë në garë.
Naim Ferati AAK, Ramadan Hasani AKR, Ramadan Emini LB, Adem Salihaj LDK, Bujar Ademi PD, Agim Aliu PDK, Faton Topalli VV dhe Rrahim Sadiku kandidat i pavarur, janë emrat e kandidatëve.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë së shtunës është mbajtur mbledhja e fundit para hapjes së qendrave të votimit, ku kanë thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj mbahen për shkak se kryetari i mëhershëm Bajrush Xhemajli dha dorëheqje nga posti i tij pasi u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në të cilën humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.
Top Channel