Kryeministri turk, Recep Taip Eredogan ka deklaruar se vendi i tij do të
vazhdojë ta mbështesë Kosovën, me qëllim që vendi të arrijë zhvillim në
të gjitha fushat.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Ankara me kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi, Erdogan ka premtuar se do të bëjë më shumë për të nxitur investimet turke në Kosovë.

“Është i nevojshëm një angazhim më i madh i biznesmenëve turq për të investuar në Kosovë, si një parakusht thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”, ka deklaruar Erdogan, i cili ka premtuar mbështetje edhe për njohjen e pavarësisë.

“Turqia do të jetë një lobuese e denjë tek shtete të ndryshme të botës, në mënyrë që ato të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka garantuar Erdogan mikun e tij, ben te ditur RTK.

Më pas, Krasniqi ka zhvilluar një takim edhe me presidentin, Abdullah Gyl, nga i cili ka marrë premtime analoge me ato të kryeministrit, si dhe me homologun Xhemil Çiçek.

Nga ana e tij, Krasniqi ka shprehur në këto takime shqetësimin për situatën problematike në veri të Kosovës, të shkaktuar nga strukturat dhe grupet kriminale serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA