Si e mban gjallë lidhjen Lady Gaga
27/04/2012 21:45
Lady Gaga do të nisë turin e saj botëror ‘Born This Way Ball’ dhe ka vendosur që në valixhen e saj të mos mungojë diçka shumë e rëndësishme: një larmi veshjesh intime seksi.
Arsyeja? Këngëtarja kërkon që të realizojë video-thirrje erotike me të dashurin e saj Taylor Kinney sepse ajo mendon se kjo është mënyra më e mirë për tu ndjerë pranë njëri-tjetrit kur janë larg.
Një burim anonym ka treguar për tabloidin ‘The Sun’ se “Gaga dhe Taylor kanë një marrëdhënie që bazohet kryesisht në lidhjen fizike dhe periudhat e gjata në largësi mund ta dëmtojnë atë”.
Gjithashtu para se të nisej Lady Gaga i ka dhuruar të dashurit një mace në mënyrë që ai të mos ndjejë vetminë.
Top Channel