Emërimi i politikanit maqedonas Llazar Elenovski për ambasador në Belgjikë ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në opinion, por edhe tek opozita shqiptare në Shkup.

Reagime ka nxitur fakti që Elenovski është emëruar ambasador me propozim të partisë së Ali Ahmetit, BDI dhe ai do të bëhet ambasadori i parë maqedonas që propozohet nga një parti shqiptare, që nga pavarësia i Maqedonisë.  

“Tani në emër të integrimit, BDI do të emërojë kuadër për ambasador që nuk është shqiptar, në rastin konkret të Llazar Elenovskit i cili ka nënshkruar deklaratë për përkatësinë e tij entike në të cilën shkruan maqedonase, kjo është risi. Mbetet tani që BDI të zgjedh për lider ndonjë maqedonas që mund të quhet Tito dhe ta jetësoj vllazërim-bashkimin e komunizmit”, deklaron Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.
Vendimi i BDI-së për të propozuar politikanin maqedonas për ambasador është kritikuar edhe nga Rilindje Demokratike Kombëtare.

“Kjo politikë kadrovike e BDI-së jep një mesazh shumë të keq për të gjithë ata të rinj shqiptarë të edukuar në sferën e diplomacisë të cilët janë të përgatitur për të pranuar sfidën që të jenë ambasadorë dhe të na përfaqësojnë jo vetëm shtetin e Maqedonisë, por edhe të përfaqësojnë interesin shqiptar në këto qendra botërore”, thotë Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Llazar Elenovski ka qenë Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e parë të kryeministrit Nikolla Gruevskit nga viti 2006-2008, ndërsa aktualisht kryeson klubin euroatlantik të Maqedonisë. Elenovski do të zëvendësojë diplomatin shqiptar Muhamed Halili, i cili deri më tani ka ushtruar postin e ambasadorit të Maqedonisë në Belgjikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA