Me dyshimin e bazuar se një grup i organizuar dhe mirëstrukturuar po merret me trafikimin e substancave narkotike është realizuar një operacion policor i koduar me emrin “Vazhdimi” ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Hetimet për këtë rast kishin filluar më herët nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotike pranë Drejtorisë Kundër Krimit të organizuar (DKKO) dhe ditën e enjte procesi hetimor ka vazhduar me realizimin e bastisjeve në tri zona të rajonit të Prishtinës.
 
Operacioni policor ka marrë më parë autorizimin nga prokuroria në Prishtinë. Gjatë realizimit të bastisjeve, policia përveç arrestimit të të dyshuarve, në cilësi të provave material ka konfiskuar edhe 18 kg lëndë e dyshuar si heroinë, 4 vetura, 2 pistoleta, 2 karikatorë, një kuti me municion 43 fishekë 7.65 mm, 27 mijë euro dhe 8100 lekë shqiptarë.
 
Të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Top Channel