Përplasen dy trena në Romë, nuk ka të vdekur

27/04/2012 01:00

Dy trena janë përplasur në hyrje të stacionit Termini të Romës. Pëplasja ka shkaktuar shumë frikë, por asnjë të plagosur rëndë, vetëm 6 persona kanë marrë plagë të lehta nga ekuipazhet e trenave.

Për këtë incident do të hetojë prokuroria dhe tashmë është hapur një komision hetimi që do përcaktojë shkaqet e aksidentit. “Kam respektuar rregullat”, tha një nga dy makinistët.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes njëri nga dy trenat që vinte me shpejtësi nga Milano, ka dalë nga binarët dhe disa prej vagonave janë përplasur me trenin tjetër që vinte nga Salerno. Momente kaosi dhe paniku kanë përfshirë kryeqytetin italian për minuta të tëra.    

Sipas mediave italiane një nga shkaqet mund të ketë qënë mosfunksionimi i shkëmbimit të binarëve ose një gabim njerëzor.  

Top Channel