Maqedoni, goditet grupi i trafiqeve
27/04/2012 21:50
Policia maqedonase ka goditur një grup kriminal aktiv në trafikun e qënieve njerëzore, duke arrestuar dy persona në afërsi të kufirit me Serbinë.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave dy të arrestuarit janë shtetas maqedonas, të cilët do të akuzohen për organizim të emigracionit klandestin.
Ndërkohë, policia ka marrë nën kujdes emigrantët që do të trafikoheshin, të cilët janë nga Afganistani, Pakistani dhe Kina.
Mes tyre rezultojnë edhe një grua shtatëzënë dhe katër të mitur, të cilët po mbaheshin nga trafikantët në fshatin Lojane, për t’u dërguar në vendet perëndimore.
Top Channel