Kishin organizuar komplot kundër komunitetit hebraik/ Arrestohen 8 persona në Londër, të dyshuar edhe për zjarrvënie të qëllimshme Katër persona janë marrë peng për disa orë në Tottenham Court Road, në qendër të Londrës, nga një person që kishte mbetur i papunë.
Policia e Scotland Yard fillimisht rrethoi të tërë pallatin, pasi vuri re se personi në fjalë hidhte kompjutera dhe objekte të tjera nga kati i pestë.
Në vendin e ngjarjes mbërriti një ndërmjetës dhe policia pasi vendosi kontakte me personinin, arriti ta arrestonte atë pa përdorur armët. Në pallatin ku ndodhi pengmarrja ndodhen zyrat e një shoqërie që trajnon shoferë për automjete të rënda.
Pengmarrësi, që mbante bombula gazi të lidhura në trup, duket se ishte inatosur pasi nuk i ishte dhënë patenta dhe thoshte se tani nuk kishte më arsye për të jetuar.
Qindra persona u evakuan nga ndërtesat përreth dhe snajpera të policisë u vendosën në çatitë e tyre. Një hotel në afërsi u detyrua të mbyllte dyert për t’u ndaluar mysafirëve që të dilnin jashtë.
Ndërsa Spitali Universitar i Londrës, që ndodhet jo shumë larg vendit të ngjarjes, u këshilloi pacientëve që kishin takime që të kontrollonin mirë zonën përpara se të mbërrinin.
Pallati, ku ndodhet selia e Huffington Post, u evakua tërësisht dhe policia ftoi personat që ndodheshin në hotelet përreth që të qëndronin në dhomat e tyre.
Kjo kërkesë u bë pasi autoritetet druheshin se personi që kishte marrë peng katër vetë mund të hidhej në erë me bombulat e gazit.

Top Channel