Për një javë rresht qytetarët e Ferizajit kanë dëgjuar premtimet e kandidatëve për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Këtë të premte shënohet mbyllja e fushatës dhe Ferizaji hyn në heshtje zgjedhore. Kandidatët për kryetar komune të partive politike të shoqëruar nga lideret partiakë, shpalosën pjesë të programit të tyre, për të cilin zotohen se do ta përmbushin nëse vijnë në pushtet.

Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme në Ferizaj dhe mbahen këtë të dielë, me 29 prill.

Qytetarët e Ferizajt do të zgjedhin pasardhësin e Bajrush Xhemajlit, që dha dorëheqjen pasi u shpall fajtor si shkaktar i një aksidenti në maj 2009-ës në të cilin humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan.

Top Channel