Aksidentohet Belen dhe i dashuri i saj i ri
27/04/2012 00:00
Një aksident i rëndë rrugor ka përfshirë showgirl-in argjentinase, Belen Rodriguez dhe të dashurin e saj të ri, Stefano De Martino.
Dy të rinjtë po udhëtonin me një motocikletë sportive në rrugët e Romës kur janë përplasur me një automjet.
Përplasja ka qenë e fuqishme dhe dy të rinjtë janë përplasur në asfalt fuqishëm. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë italiane dhe ato të ndihmës së shpejtë. Cifti është shoqëruar menjëherë në një nga spitalet e Romës. Ata ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Belen dhe Stefano De Martino shoqërohen bashkë prej pak javësh. Vajza e spektakleve në Itali, u lidh me balerinin pak kohë pas ndarjes nga paparaci, Fabrizio Corona.
Top Channel