Lindsay Lohan shkakton probleme edhe atëherë kur nuk përfshihet në telashe me ligjin.
Sipas mediave amerikane, ajo u paraqit me vonesë në sheshxhirimet e filmit të saj të fundit “Glee”, duke ngjallur tërbimin e regjizorit dhe aktorëve të tjerë protagonistë.
25-vjeçarja me histori të trazuar, e cila do të interpretojë rolin e Elizabeth Taylor në një film të ri që do të zhvillojë së shpejti, u cilësua si një “makth i vërtetë” nga një kolege.
Në një prononcim për një rrjet amerikan, një bashkëaktore që nuk deshi të identifikohej deklaroi: “Të punosh me Lohan është një makth i vërtetë. Ajo erdhi me tre orë vonesë në mëngjes, duke prishur gjithë ditën e xhirimeve. Dhe kur më në fund nisëm punën, dukej sikur ishte diku tjetër. Nuk arrinte të mbante mend përmendësh fjalët e saj dhe vazhdimish zhdukej e duhet ta kërkonim për një kohë shumë të gjatë”.
Top Channel