" /> ">

SHBA, ekonomia rimëkëmbet

26/04/2012 00:00

Banka Qendrore Amerikane njoftoi se ekonomia e Shteteve te Bashkuara
eshte në rritje të “moderuar” dhe se shkalla e lartë e papunësisë në
vend mund të bjerë nën 8 për qind, në fund të këtij viti.

Pas një takimi dy-ditor në Uashington të vendimmarrësve të saj kryesorë, Rezerva Federale vendosi të mos marrë masa të reja stimuluese për të rritur mundësitë ekonomike, ndersa e beri te qarte se pret qe rritja te mbetet mesatare gjate muajve te ardhshem. por edhe pse per momentin nderhyrja nuk nevojitet, shefi i bankes, Ben Bernanke, deklaroi se institucioni qe ai drejton nuk do te hezitoje te ndermarre nje tjeter raund masash nese ato do te shfaqen si domosdoshmeri.

“Ne mbetemi krejtesisht te pergatitur per te ndermarre veprime shtese nese ato do te nevojshme per te permbushur objektivat tone. nderhyrjet mbeten nje mundesi gjithmone e pranishme dhe nuk do te ngurrojme te hidhemi ne veprim nese ekonomise do t`i nevojitet mbeshtetje”, tha Bernanke.

Rezerva federale njoftoi se do ta mbaje të pandryshuar deri ne fund te 2014-es normën baze te interesit, qe eshte ne nivelin historikisht të ulët prej 0 deri në 0,25 për qind. sipas bankes, tregu i punës ne vend është përmirësuar, ndonese papunesia – që në mars ishte 8.2 për qind – mbetet e lartë. Ekspertet e Bankes Qendrore mendojne se me permiresimin e situates ekonomike, shkalla e papunësisë mund të bjerë ne 7.8% në fund të këtij viti dhe te permiresohet akoma me shume dy vitet e ardhshme.

Top Channel