Serbi-Kinë forcojnë partneritetin “strategjik”

26/04/2012 20:40

Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, u takua ditën e enjte në Varshavë, në kuadrin e një takimi ndërkombëtar, me homologun e tij kinez, Wen Jiabao.

Të dy zyrtarët e lartë biseduan për bashkëpunimin e vazhdueshëm politik dhe ekonomik, si dhe për partneritetin strategjik midis dy vendeve.

Të dy kryeministrat, në një deklaratë të përbashkët, vlerësuan gjithashtu se potenciali për thellimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve është shumë i madh.

”Serbia i kushton një rëndësi tepër të madhe marrëdhënies së partneritetit strategjik që ka me Kinën në të gjithë drejtimet”, deklaroi Cvetkoviç, në të njëjtën kohë që falenderoi Pekinin zyrtar për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë pretendimeve të Beogradit në lidhje me Kosovën.

Cvetkoviç, gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij që disa investime të rëndësishme kineze, si ai i ndërtimit të urës Zemun-Borca dhe i termocentralit të Kostolacit, janë duke u realizuar.

Gjatë qëndrimit të tij në Poloninë, Cvetkoviç do të ketë mundësinë të takohet me 16 kryeministra të vendeve të Europës Qëndore dhe Juglindore. Në të njëjtën takim është konfirmuar edhe prezenca e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Forumi do të shërbejë si një mundësi takimi midis 450 kompanive të Europës Qëndrore dhe Lindore, me 300 përfaqësues të bizneseve kineze.

Top Channel