Mijëra shqiptarë të Maqedonisë të përndjekur dhe burgosur gjatë sistemit komunist do të duhet të rehabilitohen, nëse Bashkimi Demokratik për Integrim arrinë ta bind partnerin maqedonas të koalicionit VMRO-DPMNE që të votojë për projekt-ligjin e kësaj partie për rehabilitimin e viktimave të sistemit komunist.

“Ligji përfshin të gjitha modalitetet e mundshme të rehabilitimit dhe dëmshpërblimit të gjithë atyre që kanë pësuar, përfshinë procedurat për inicim të proceset të rehabilitimit të personave, përfshin institucionet që duhet të jenë të autorizuar për ta menaxhuar gjithë këtë proces dhe përderisa është në fazë pune si tekst, nuk do të flas më tepër për esencën që ngërthen”, deklaroi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Nga Partia Demokratike Shqiptare në opozitë, thonë se do të mbështesin cdo ligj që bën dëmshpërblimin e shqiptarëve të përndjekur gjatë komunizmit, por sipas kësaj partie, pozicioni i BDI-së në këtë proces është dyshimtë.

“Dyftyrësia e BDI-së argumentohet me faktin që gjatë qeverisjes së tyre 2002-2006 ata janë bashkëautorë të përgjimit, ndjekjes dhe montimit të dosjes së kryetarit të PDSH-së, Menduh Taçi me nofkën ‘creator’. Normalisht do të mbështesim cdo projekt dhe cdo ligj që bën dëmshpërblimin e shqiptarëve të përndjekur gjatë komunizmit, por jo edhe të shqiptarëve të ‘ndjekur’, në thojza, si Xhevat Ademi”, Sinkron; Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së”, u shpreh Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

“Akuzat e PDSH-së nuk meritojnë koment për faktin që së pari kjo parti duhet të pastrojë radhët e veta dhe të merren me vetveten”, reagoi Talat Xhaferi.

Drejtuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, thonë se në Maqedoni rreth 25 mijë shqiptarë kanë pasur probleme me sistemin komunist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA