Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka publikuar
raportin e ri “Kosova: Prioritet krimeve të luftës”, ku vë në dukje se
për zgjidhjen e këtij problemi nuk është bërë sa duhet.

Sipas “RTK”, organizata vlerëson se edhe misioni EULEX duhet të adresojë në mënyrë më efikase problemin e mosndëshkimit të përgjegjësve për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Në qershorin e ardhshëm, KiE do të miratojë zgjatjen e mandatit të misionit evropian dhe në këtë drejtim AI kërkon që në këtë mandat të përfshihen masa specifike që t’i mundësojnë EULEX-it ndjekjen penale të autorëve të krimeve të luftës.

Organizata shprehet e vetëdijshme se misioni për rendin dhe ligjin do të pësojë një reduktim të personelit, por vlerëson se riorganizimi i strukturave të tij përbën një mundësi për forcimin e sektorit të drejtësisë dhe për sigurimin e burimeve për të zgjidhur çështjet e komplikuara të krimeve të luftës.

Raporti thekson se, kudo në Ballkan mosndëshkimi i krimeve të luftës mbetet një nga shqetësimet më serioze përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

“Vetëm pak policë serbë dhe pak trupa paraushtarake përgjegjëse për krime lufte kanë dalë para drejtësisë. Nga ana tjetër, fare pak ushtarë të UÇK-së, përgjegjës për krime ndaj popullsisë joshqiptare, janë ndëshkuar”, nënvizon raporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA