Egjipt, përcaktohen kandidatët presidencialë

26/04/2012 18:30

Autoritetet egjiptiane konfirmuan të enjten listën e 13 kandidatëve që do të lejohen të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin maj, e që do të jenë të parat që prej largimit të presidentit Hosni Mubarak një vit më parë.

Ishin 23 personat që regjistruan emrin e tyre për të marrë pjesë në votime, por dhjetë u eliminuan, midis të cilave edhe një figurë e partisë së Vëllazërisë Muslimane dhe ish-drejtuesi i shërbimeve sekrete gjatë regjimit 32-vjeçar të Mubarak.

Megjithatë, në listë ndodhet ish-kryeministri Ahmed Shafiq, i cili u përjashtua fillimisht, për t’u rikthyer në listë pas apelit.

Midis kandidatëve kryesore që do të garojnë për postin e kreut të Egjiptit, përfshihet një kandidat i mbështetur nga dy partitë islamike më të mëdha në vend, Mohammed Mursi dhe ish-drejtuesi i Ligës Arabe e një mbështetës i një shteti laik, Amr Moussa.

Sipas ekspertëve, kjo është një garë shumë e paqartë, pa platforma të përcaktuara qartë, por që mbetet vendimtare për të ardhmen e Egjiptit dhe 85 milion banorëve të tij, sidomos për barazpeshat e reja që duhen gjetur ndërmjet shtetit dhe fesë.

Top Channel