Beyonce: I pres vetë flokët

26/04/2012 00:00

Mëmësia e ka ndryshuar Beyonce-n. Që prej lindjes se vajzës së saj Blue
në muajin janar, këngëtarja 30-vjeçare rrëfen se tani i pret flokët e
saj vetë dhe se mban shumë shpesh këpucë të sheshta.

Në një intervistë për revistën “People”, që e ka cilësuar Beyonce-n, si gruan më të bukur në botë, artistja tregon se të qenurit nënë e ka detyruar që të ndryshojë disi stilin e saj.

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte një ditë që nuk do të vishja taka të larta. Tani që kam një fëmijë, unë kujdesem për të gjatë gjithë ditës. Kështu që më duhet të vesh pupa dhe këpucë të tjera të sheshta. Më pëlqejnë shumë sepse janë shumë të rehatshme”, thotë Beyonce.

30-vjeçarja thotë se edhe bashkëshorti i saj Jay Z, e pëlqen shumë kur ajo vesh këpucë të sheshta, sepse i duket shumë natyrale dhe e qetë.

Beyonce pranon se tani i pret vetë flokët e saj disa centimetra. “E kam shumë të lehtë të pres flokët e mi, në vetëm pak sekonda. Tani ndihem më e bukur se kurrë, sepse jam bërë nënë. Fjala “dashuri” tani ka një kuptim krejt tjetër për mua”, thotë Beyonce.


Këngëtarja tregon se ushqyerja me gji për 10 javë e ka ndihmuar që të bjerë nga pesha, por tani ajo po ndjek një dietë strikte të bazuar në proteina. Beyonce ushtrohet tre herë në javë për 90 minuta, duke kombinuar vrapin, kërcimin dhe ushtrimet.

Beyonce, gruaja më e bukur e vitit 2012-të

Beyoncè e cila, pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, ka triumfuar në klasifikimin e revistës “People” dhe është shpallur gruaja më e bukur në botë për vitin 2012-të.

Mësohet se konkurrentja më e fortë e këngëtares ka qenë Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton. Ky ka qenë një vit i artë për këngëtaren e cila është fituese e 16 çmimeve ”Grammy Award”.

Këtë vit ajo ka lënë pas emra të njohur të botës së artit, ndër to edhe Charlize Theron.

Këngëtarja Beyonce e cila pasi solli në jetë vajzën e saj Blu Ivy është shfaqur në publik me imazh perfekt, por ende nuk i është rikthyer skenës, ka deklaruar se pas lindjes e ndjen veten më të bukur se kurrë.

“Ndjehem më e bukur se asnjëherë më parë dhe e dini pse, sepse kam sjellë në jetë një krijesë dhe kurrë nuk jam ndjerë kaq në sintoni me atë që jam në brendi. Këtë e zbulova vetëm pasi solla në jetë një fëmijë”, ka deklaruar këngëtarja për “People”.

“Fjala dashuri merr tjetër kuptim kur sjell në botë një krijesë më të cilën vërtet je e lidhur”, ka përfunduar deklaratën e saj Beyonce.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA