Sofia Vergara dhe problemi me moshën
25/04/2012 13:30
Sofia Vergara përjetoi një episod të pabesueshëm në një klub të Nju Jorkut kur nuk u lejua të hynte. Arsyeja: aktorja 39-vjeçare nuk kishte me vete një mjet identifikimi për të treguar se është mbi 21 vjeç, mosha minimale për të hyrë në klubet e natës në SHBA.
Vergara duket se nuk është mërzitur nga ky incident sepse kohët e fundit kishte pranuar që shqetësohej nga plakja.
“Shumica e njerëzve thonë se nuk i intereson mosha, por gënjejnë. Mua do më pëlqente të isha gjithmonë mirë. Jo të dukem e re, por të dukem mirë”, thekson aktorja latine.
Nëse ende njerëzit e ngatërrojnë me një 20-vjeçare, Sofia Vergara duhet të jetë në qiellin e shtatë.
Top Channel