Sinead O’Connor anulon turin në SHBA

25/04/2012 13:05

Këngëtarja irlandeze Sinnead O’Connor ka anuluar turin e koncerteve që kishte të programuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve që ka me depresionin.

Sipas një komunikate të publikuar në media të ndryshme britanike, 45-vjeçarja thjesht bën të ditur anulimin e të gjitha datave të koncerteve pa dhënë shumë shpjegime.

“Më vjen shumë keq, por nuk jam në gjendje për shkak të depresionit që po vuaj. Mjekët më kishin këshilluar që të mos merrja përsipër ture të tilla, por unë nuk doja të lija në baltë fansat e mi.”

“Isha budallaqe që mendova se mund të përballoja punën. Ju kërkoj falje”, lexohet në deklaratën e irlandezes që u bë e njohur me këngën ‘Nothing Compares 2 U’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA