Video/ Përfshihet nga flakët një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, 13 të vdekur dhe 40 të plagosur Autoritetet shendetesore amerikane njoftuan se kane identifikuar nje
rast te semundjes se lopes se çmendur ne Kaliforni, i katerti ne rang
vendi, por insistojne se asnje pjese e kafshes se prekur nuk ka hyre ne
zinxhirin ushqimor kombetar.
Rishfaqja e semundjes vjen pas nje pauze 6-vjecare. Shefi i sektorit te veterinarise ne Departamentin Amerikan te Bujqesise sqaroi se eksportet e mishit te lopes nuk jane prekur. ‘Si shendeti njerezor dhe ai shtazor jane mese te sigurte’, tha John Clifford. Por zyrtaret ne Japoni e Tajvan reaguan te shqetesuar, madje ministri tajvanez i shendetesise ndaloi mbajtjen e nje seance parlamentare per rishikimin e metejshem te sigurise se mishit amerikan.
“Nese ky rast konfirmohet, atehere do te harxhonim kohen kot me diskutime sepse kjo do te prekte padyshim protokollin amerikano-tajvanez te mishti te lopes”, tha Chiu ëen, minister i Shendetesise në Tajvan.
Ne 2011-ten, Tajvani importoi mbi 35.000 tone mish lope nga Shtetet e Bashkuara, 8% me pak se vitin paraardhes. Ne njeren prej rrugeve kryesore te Tajpeit, disa prej restoranteve kane vendosur tabela ku theksojne se mishi qe ata perdorin, vjen nga Australia. Tajvani i ndaloi importet e mishit amerikan dhjetorin e vitit 2003 pas shfaqjes se semundjes ne Shtetet e Bashkuara. Por prillin e 2005-ses, nisi te pranonte serish mish nga Amerika, vetem se pa kocka dhe nga gjedhe jo me te medhenj se 30 muajsh. Semundja e lopes se çmendur eshte vdekjeprurese per kafshet, por mund te provohet e tille edhe per njerezit qe konsumojne mish te infektuar.
Top Channel