Vendin e parë në listën e kandidatëve për deputetët që hyjnë automatikisht në parlamentin grek i kanë dhënë socialistët grekë peshëngritësit minoritar Pirro Dhima.

Sipas kryesocialistit Evangjelos Venziellos, 41 vjecari Dhima, simbolizon Greqinë që përpiqet, që lufton dhe ja arrin të qëndrojë në këmbët e saj me sukses. “Duhet të ngrejmë lart peshën e rëndë të memorandumit të paketës së huasë. Falënderoj Pirron që pranoi .Ka nderuar Greqinë dhe simbolizon unitetin kombëtar”, ka deklaruar Venizellos.

Sipas ligjit zgjedhor cdo parti pjesëmarrëse në zgjedhje, përpilon një listë me 12 personalitetet më të shquara të saj, për të përqëndruar sa më shumë vota dhe numri i atyre kandidatëve që hyjnë automatikisht në parlament, varet pikërisht nga përqindjet e zgjedhësve.

Lajmi ka ngjallur interes të madh në Greqi dhe komente të zjarrta pozitive dhe negative në rrjetin social “Tuitter”, për kampionin olimpik të vendit.
Ndër ato që mund të vecohen janë se: “Pirro hyri në garë për të “ngritur” përqindjet e rëna të PASOKut” apo “Janë shume kilet e shtangës Pirro”.

Një popull është gjunjëzuar nga pesha e krizës. Ndërsa ka edhe sulme prej grekëve që nuk kanë rënë dakord me zgjedhjen e Dhimës të cilët komentojnë se ai që deri tani ka qenë idhull dhe person i admiruar, do të njohë zhgënjim dhe turp.

Top Channel