Shifra prej 500 mijë euro është ndarë të mërkurën nga qeveria e Kosovës për ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore të vendit.

Një vendim i tillë është marrë në mbledhjen e ekzekutivit, ndërsa zëvëndëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se kjo bëhet për të krijuar kushte më të mira atje.

“Është fjala për rindërtimin e shtëpive dhe mundësia që të krijohen kushte më të mira për qytetarët që jetojnë atje, dhe që ata të kenë kushte solide për jetesën”, ka deklaruar Kuçi.

Duke folur për hyrjet ilegale të politikanëve serbë në pjesën veriore të Kosovës për të zhvilluar fushatë elektorale, Kuçi tha se ata që vijnë me pretendime territoriale dhe politike për Kosovën e prishin ambientin e sigurtë, krijimi i të cilit është misioni i KFOR-it.

“KFOR-i ka misionin e tij për krijimin e një ambjenti të sigurtë dhe njerëzit që vijnë në mënyrë ilegale, politikanët e Serbisë që vijnë me pretendime territoriale dhe politike për Kosovën, e prishin këtë ambjent të sigurtë. KFOR-i duhet të reagojë këtu, e po ashtu edhe EULEX-i dhe Policia e Kosovës”, theksoi Kuçi.

Sipas zëvëndëskryeministrit, Kosova ka nevojë për bashkëpunim me trupat e NATO-s dhe misionarët europianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA