Jason Segel është detyruar që të bjerë në peshë për xhirimet e filmit të tij më të ri nga pronarët e studios. Aktori interpreton së bashku me Emily Blunt në ‘The Five-Year Engagement’ (Fejesa 5-vjeçare) dhe zbuloi se iu kërkua të binte 16 kilogramë për rolin.
“Më detyruan të humbisja 16 kilogramë sepse regjisori dhe pronari i studios kërkonin që filmi të ishte sa më real të ishte e mundur. Duhej që unë dhe Emily të shkonim si çift”, tregon aktori për spektaklin e David Letterman.
“Nuk më pëlqeu aspak regjimi sepse më caktuan një trajner që më stërviste dy herë në ditë dhe kontrollonte gjithçka që haja”, shton aktori amerikan.
Por Segel rrëfen se ka bërë ç’është e mundur për të mos ndjekur dietën dhe rregullat strikte.
“Fatmirësisht unë në film luaj rolin e një shefi kuzhine dhe në sheshxhirim kishte shumë gjëra për të ngrënë dhe unë e shfrytëzoja në maksimum çdo mundësi”, deklaron Jason Segel.
Top Channel