Babai i Jolie: 6 fëmijë janë tepër

25/04/2012 12:20

Babai i Angelina Jolie, Jon Voight, u shpreh i lumtur për fejesën e vajzës së tij me Brad Pitt pas shumë vitesh lidhjeje, por tha se shpreson që çifti të mos ketë fëmijë të tjerë.

Aktori 73-vjeçar, i cili nuk ka pasur kontakte me të bijën për 6 vite para se të pajtoheshin në vitin 2007, deklaroi se është shumë i lumtur që Angelina po bën planet për martesë.

Cifti i njohur si ‘Brangelina’ ka 6 fëmijë, prej të cilëve 3 janë të adoptuar. Duke folur për nipërit e mbesat e tij për ‘Radar Online’, Voight tha: “Unë i dua shumë fëmijët, por gjashtë janë mjaftueshëm. Nuk mendoj se ka nevojë për më tepër.”

“Angelina është nga ata njerëz që mund të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe ka shumë pasione”, shton Voight.

Ndërsa kur është pyetur për detaje mbi martesën, Voight tha për ‘US Weekly’: “Nuk më kanë thënë asgjë. E kam takuar dhe ia kemi kaluar mirë, por nuk kemi folur për martesën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA