Përvjetori i 13-të i luftës në Kosovë rikthen familjarët e të zhdukurve nga Mitrovica nëpër tryeza diskutimi për të dëgjuar ndonjë informacion mbi fatin e më të dashurve të tyre.

Por sërish dëgjohet tregimi i njëjtë. Përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve bëjnë apel te ndërkombëtarët që të bëjë presion mbi Serbinë.
 
Sherife Tërsteniku tregon se djalin 21 vjecar ja morën gjatë luftës dhe që atëherë nuk di asgjë për fatin e tij.
 
“Kam dhimbje, pa u gjetur fati i tij kam dhimbje”, thotë Sherife Tërsteniku.
 
Isma Begiqi është një tjetër nënë nga Mitrovica e cila po përjeton humbje të dyfishtë. Ajo akoma nuk di për fatin e bashkëshortit të saj, ndërkaq që para tre vjetesh
e gjeti trupin e pajetë të vajzës e kidnapuar nga kolona e refugjatëve e cila po ikte në drejtim të Shqipërisë.
 
“Burrin akoma nuk e kam gjetur, vajzën kam kujtuar që e kisha gjallë”, thotë Isma Begiqi.
 
Familjarët kërkojnë identifikimin e 50 mbetjeve mortore të cilat u gjeten vitin e kaluar por të cilat u varrosën me shpejtësi pa u identifikuar.
 
Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit Prenk Gjetaj  kërkoi nga qeveria e Kosovës që këtë cështje ta diskutoj në kuadër në dialogut me Serbinë. Nga 1781 persona të zhdukur, nga komuna e mitrovicës janë 126, ne mesin e tyre 20 janë fëmijë të cilët kur u rrëmbyen ishin nën moshën 13 vjecare.
 

Top Channel