Spanjë, shkatërrohet rrjeti i trafikimit të njerëzve

24/04/2012 21:05

Policia spanjolle shkatërroi një rrjet kriminal që po përpiqej të transportonte në Britani emigrantë iranianë nga Ishujt Kanarie, duke arrestuar 22 persona.

Emigrantët, të cilët kishin paguar deri në 20 mijë euro për të shkuar në ishull, kishin mbërritur në Spanjë duke përdorur pasaporta falso apo duke u udhëtuar në zonën e bagazheve nëpër autobusë.

Nga Ishujt Kanarie, më pas ata mernin linja të ndryshme avioni për të udhëtuar deri në Britani. Në shtëpinë e të konsideruarit si udhëheqës të grupit kriminal, u gjetën një grup pasaportash falso.

Autoritetet spanjolle informuan se nisën hetimin në muajin shkurt, kur arrestuan një të dyshuar për identitet të rremë. Në këtë çështje dhanë ndihmesën e tyre edhe autoritetet e policisë kufitare britanike.

Besohet se rrjeti i trafikimit të personave bashkëpunonte me organizata të tjera kriminale në Greqi, në Zvicër dhe në Gjermani.

Top Channel