Siri, në dyshim suksesi i misionit të vëzhguesve

24/04/2012 00:00

Rritja e madhe e numrit të viktimave në Siri ka hedhur dyshime serioze
mbi suksesin e planit të paqes të Okbsë si dhe mbi përpjekjet për të
vëzhguar armëpushimit.

Aktivistët sirianë bënë me dije se mbi 70 njerëz u vranë gjatë ditës së hënë, shumica e të cilëve gjatë sulmeve të forcave qeveritare në qytetin e Hamës.
 
Kombet e Bashkuara po përpiqen që të rrisin numrin e vëzhguesve nga një ekip në 300, megjithëse nuk është e qartë dobia e i këtij misioni, kur dihet se regjimi sirian ka shkelur çdo marrëveshje dhe dhuna vazhdon. Megjithë planin e paqes dhe armëpushimin, presidenti sirian Bashar al Asad është akuzuar se nuk ka respektuar asnjë prej zotimeve të dhëna, ndërsa ushtarët e tij vazhdojnë të qëndrojë dhe luftojnë në zonat urbane.

Aktivistët sirianë përshkrtuan situatën në Hama si shembulli perfekt për të ilustruar rreziqet e misionit të OKB-së. Sipas tyre, ushtria e Asad ka sulmuar pa mëshirë zonat e këtij qyteti ku njerëzit dolën të prisnin vëzhguesit. Protestuesit dhe opozita siriane edhe një herë kërkuan masa të ashpra ndaj regjimit sirian, përndryshe gjakderdhja do të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë harruar të kujtojnë të shkuarën me gënjeshtra dhe mashtrime të qeverisë siriane, duke thënë se misioni i OKB-së është mjaft i rrezikshëm.

Top Channel