Murdoch: Përgjimet, përgjegjësi e menaxherëve

24/04/2012 00:00

James Murdoch ka dëshmuar përpara një komisioni hetimor, duke thënë se i
qëndron dëshmisë së dhënë më parë, se nuk ka qenë kurrë në dijeni të
një email-i që tregonte se përgjimet e telefonave nga kompania e tij
kishin shkuar përtej një gazetari të vetëm.

Ish-presidenti i News International deklaroi para Leveson Inquyri se e konsideronte përgjimin si diçka që i përkiste së kaluarës kur i ati i la drejtimin e gazetës në vitin 2007.

Ai tha se nuk kishte qenë në dijeni për mesazhin elektronik deri në vitin 2010 dhe theksoi se ky mbetej pozicioni i tij i palëkundshëm.

Më herët, Murdoch, i cili dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në muajin shkut, tha për hetuesit se, e kishte të qartë se kontrollet e strukturave menaxhuese të kompanisë kishin dështuar në krjimin e një transparence të mjaftueshme.

Ai u shpreh se dëshironte një strukturë menaxhuese më bashkëpunuese kur mori detyrën pesë vjet më parë. Babai i tij, kreu i News Corporation, Rupert Murdoch, do të dalë përpara grupit hetimor të mërkurën dhe të enjten.

Hetuesit po përpiqen të tregojnë se Murdoch ishte i vetëdijshëm për dyshimet se përgjimi ilegal i mesazheve zanore nuk praktikohej vetëm nga gazetari Clive Goodman, që u burgos në vitin 2007.

Vitin e kaluar James Murdoch u tha ligjvënësve britanikë se nuk kishte njohuri parësore për llojin e shkeljeve që bëheshin në gazetën e kontrolluar prej tij.

Ai tha para Lord Justice Leveson se dinte vetëm se një gazetar kishte përgjuar ilegalisht mesazhet zanore dhe se ishte burgosur bashkë me detektivin privat që e kishte ndihmuar.

Top Channel