Moore: Dokumentarët po spostojnë gazetarinë

24/04/2012 00:00

Regjisori Michael Moore ka folur për gazetarinë gjatë një debati në Tribeca Film Festival, bashkë me aktoren Susan Sarandon.

“Dokumentarët kanë zëvendësuar gazetarinë investigative”, ka thënë regjisori, sipas të cilit në ditët e sotme gazetaria përqendrohet fare pak tek gjërat që ndodhin.

“Bëhet pak punë hetimore dhe në fund dokumentarët zënë boshllëkun. Bëjnë atë që nuk bëjnë gazetat”, ka nënvizuar Moore, duke shtuar se për të arritur tek audienca ndikon edhe interneti.

Michael Moore është bërë i njohur me filmat e tij dokumentarë si “Farhenheit 9/11”, ku trajtohej në mënyrë investigative politika ushtarake e Uashingtonit pas atentateve, “Sico”, ku trajtohej ilegaliteti në sektorin e mjekësisë, etj.

Top Channel