Meksikë-SHBA, emigracioni arrin në finish

24/04/2012 08:45

Kuota e emigracionit nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara ka mbetur në vend, ose fenomeni po kthehet anasjelltas, duke i dhënë kështu fund një proçesi të gjatë 4-dekadash.

Kështu tregon një studim i Pew Hispanic Center, sipas të cilit emigracioni ka filluar të bjerë pesë vjet më parë dhe mund të ketë ndërruar kahun duke filluar nga viti 2010.

Faktori ekonomik, rritja e kontrollit në kufij dhe kuota më e ulët meksikane e lindjeve janë të gjithë faktorë të cituar nga studimi.

Mbi 12 milionë emigrantë kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika që prej vitit 1970, më shumë se gjysma e atyre që jetojnë në mënyrë të rregullt në këtë vend, vlerëson raporti.

“Duke parë historinë e Shteteve të Bashkuara, asnjë vend nuk ka parë popullin të emigrojë në këtë vend aq sa Meksika në katër dekadat e fundit”, thuhet në raport.

Një periudhën mes viteve 1995-2000, të paktën 2.9 milionë meksikanë mbërritën në SHBA, ndërsa 670 mijë u larguan nga Amerika për në Meksikë, duke bërë që “batica” të arrinte në 2.2 milionë persona.

Megjithatë, shifrat tregojnë një ndryshim të madh të lëvizjes në periudhën mes viteve 2005-2010. Në këtë hark kohor, vetëm 1.37 milion mbërritën nga Meksika dhe 1.39 milionë u larguan për të kaluar kufirin jugor.

Top Channel