Kaliforni, votim për heqjen e dënimit me vdekje

24/04/2012 04:05

Votuesit në Kaliforni do të pyeten nëse duan të shfuqizojnë ligjin e dënimit me vdekje apo jo.

Masa do të paraqitet në votimin e nëntorit, pasi më shumë se 500.000 njerëz kanë nënshkruar për të mbështetur propozimin.

Masa do të bëjë që të dënuarve me vdekje t’u kthehet dënimi me burgim të përjetshëm. 13 njerëz janë ekzekutuar që nga koha kur ligji u ri-paraqit në vitin 1978.

Mbështetësit thonë se heqja mund t’i shpëtojë Kalifornisë rreth 100 milion dollarë në vit, por kundërshtarët deklarojnë nga ana tjetër se kjo do të dëmtojë drejtësinë.

“Sistemi ynë është prishur, është i shtrenjtë dhe gjithmonë do të mbajë rrezikun e rëndë të gabimit”, tha Jeanne Uoodford, një ish-kujdestar në burgun e San Quentin, njësia më e madhe e dënimeve me vdekje në SHBA.

Paratë mund të shpenzohen më mirë për hetimin e krimeve të pazgjidhura, thonë mbështetësit e këtij propozimi.

Top Channel