Heidi Klum, tjetër pozë nudo

24/04/2012 20:40

Heidi Klum është imazhi i firmës së kozmetikeve ‘Astor’ prej dy vitesh dhe në reklamën e saj të fundit modelja e famshme ka pozuar nudo, e lyer vetëm me bojë trupi.

38-vjeçarja këtë foto e postoi edhe në Twitter ku shkroi: “Një set fotografik shumë i bukur për Astor ku i dhamë përparësi ngjyrave.”

Vetëm pak ditë më parë Klum pozoi nudo për revistën ‘Allure’. Ajo u shpreh se është një femër natyrale e cila nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni plastik: “Jam krenare që në moshën time jam në këtë formë pa asnjë ndërhyrje. Operacionet plastike nuk më duken diçka e bukur sidomos kur i shoh tek vajzat e reja. Nuk e di se çfarë do të bëjnë në moshën 50-vjeçare këto vajza.”

Heidi foli edhe për divorcin nga këngëtari Seal: “Ndonjëherë jeta të rezervon të papritura dhe ti duhet të përballesh me to. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të kisha familjen perfekte me shumë fëmijë dhe me një obor të bukur. Por, ëndrrat nuk bëhen gjithmonë realitet.”

Gjithsesi, modelja nuk pendohet për vendimet e marra në jetën e saj: “Nuk pendohem për asgjë. Thjesht ndodhin gjëra që nuk duam të ndodhin.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA