Franca shqetëson Gjermaninë

24/04/2012 00:00

Gjermania i kërkon Francës t’i përmbahet marrëveshjes fiskale në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 6 Maj mes kandidatit të qendrës së djathtë, Nikola Sarkozi dhe socialistit Fransua Holond.

Ministri i Jashtëm, Guido Vestervelle u takua me homologun e Luksemburgut, Zhan Aselborn. Ai i kërkon Francës të mos vendosë në pikëpyetje masat e shpëtimit të Bashkimit Europian.

“Ne besojmë vendosmërisht se është e paarsyeshme të vësh në pikepyetje lirinë e udhëtimit në Europë. Nuk e pranojmë këtë. Gjithashtu besojmë se është e paarsyeshme të vëmë në pikëpyetje paktin fiskal. Edhe këtë nuk e pranojmë”, deklaroi ministri gjerman, Vestervelle.

“Jam i bindur se konsensusi me francezët, unë nuk jam Fransua Olond mund të arrihet sa i takon paktit fiskal”, deklaroi nga ministri i jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Kandidati socialist, që triumfoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ka premtuar se do t’i shtojë një dimension pro-rritjes ekonomike “Traktatit Fiskal të BE-së”. Sondazhet parashikojne se ai do të mundë Nikolas Sarkozinë në raundin e dytë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle: Sa i takon Francës, nuk më takon mua të kritikoj rezultatin e zgjedhjeve, por do të doja të shprehja gëzimin tim për faktin që të dy kandidatëve, që janë në balotazh, nuk u vihet në dyshim, sjellja pro-europian dhe pro-demokratike.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Zhan Aselborn: Kjo nuk është kritike por një nënvizim. Nëse ju vini seriozisht në pikëpyetje Shengenin, nëse flisni për “përjashtimin francez”, që do të thotë ta vendosësh Francën mbi BE-në, për ta thënë në mënyrë më elegante, dhe e treta nëse ju vendosni një politikë për emigracionin në tryezë që është shumë kufizuese dhe në disa aspekte edhe agresive, kur kjo të ndodhë, i hedh benzinë zjarrit për të gjithë ata që përfitojnë nga sjelljet nacionaliste dhe populiste.

Fronti europian kundër masave të shpëtimit po zgjerohet javët e fundit. Spanja po përpiqet të përmbushe objektivat për defiçitin, fushata zgjedhore në Greqi karakterizohet nga slogane kundër masave shtrënguese, ndërsa në Holandë, kundërshtitë për shkurtimet në buxhet çuan në rrëzimin e qeverisë.

Top Channel