Raffaella Ficco ka vendosur të ruajë lidhjen e saj me Mario Balotellin, pavarësisht se shtypi britanik zbuloi disa lidhje paralele të futbollistit.
Megjithatë, modelja 24-vjeçare është e vendosur të tregojë njëkohësisht se nuk do ta kishte të vështirë që ta zëvendësonte “SuperMarion” dhe se njeriu më me fat, midis të dyve është ai.
Ficco realizoi një paraqitje mbesëlënëse në një program të një televizioni italian, ndërsa kërceu me një grup kërcimtarësh gjatë prezantimit të “Isola dei Famosi”, një “reality-show” i ngjashëm me “Big Brother”, por që në vend të shtëpisë, vendos banorët në një ishull të vërtetë ku duhet të mbijetojnë duke siguruar vetë ushqimet e tyre.
E veshur me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, 24-vjeçarja i “hoqi frymën” publikut, nëpërmjet linjave të saj tepër seksi.
Pak kohë më parë, Balotelli përfundoi në qendër të një skandali mediatik, pasi u zbulua se ai kishte fjetur me të njëjtën prostitutë që kishte patur disa kontakte seksuale edhe me futbollistin tjetër, Wayne Rooney.
Megjithatë, lidhja e tij me Ficcon nuk hyri në krizë, pasi modelja vendosi që të vazhdonte lidhjen e saj tashmë 1-vjeçare me sulmuesin e kombëtares italiane dhe të Manchester City.
Top Channel