SHBA, lirohet me kusht vrasësi i adoleshentit

23/04/2012 00:00

George Zimmerman, personi i akuzuar per vrasjen e 17- vjeçarit me ngjyrë
Trayvon Martin në Florida të Shteteve të Bashkuara, u lirua me kusht në
këmbim të një garancie prej 150.000 dollarësh.

28-vjeçari, pjesë e një grupi vullnetar për ruajtjen e rendit, pretendon se e qelloi adoleshentin e paarmatosur afro-amerikan per vetembrojtje. Rasti ka shkaktuar nje debat te ndezur kombetar per racën, ligjet e vetembrojtjes dhe kontrollin e armëmbajtjes ne Shtetet e Bashkuara. Ne seancen e se premtes, Zimermman i kerkoi ndjese familjareve te Martinit.

“Desha te them se me vjen keq per humbjen e djalit tuaj. Nuk e dija sa vjec ishte. Mendova se ishte pak me i ri ne moshe se une, dhe nuk e dija nese ishte i armatosur ose jo”, pati deklaruar Zimmerman.

Pak minuta pas apologjise, gjykatesi pranoi idene e lirimit me kusht kundrejt shumes se 150.000 dollareve. Deri ne fillimin e gjyqit per vrasje te shkalles se dyte, 28-vjecari me baba te bardhe dhe nene peruane do te qendroje ne nje vend te fshehte.

Ai vazhdon te pretendoje se veproi ne vetembrojtjes, por prokuroret kembengulin se e vuri 17-vjecarin në shënjestër Martinin për shkak të racës së tij. Avokati i familjes se adoleshentit tha se lajmi i lirimit te Zmmermanit me kusht, i ka goditur rende prinderit e viktimes. Rasti i Trayvon Martin shkaktoi indinjate ne mbare vendin dhe e detyroi te vepronte policine e Florides, qe 6 jave pas vrasjes, ende nuk e kishte arrestuar 28-vjeçarin.

Top Channel