Koreja e Veriut: Seuli po shpif

23/04/2012 00:00

Koreja e Veriut ka dale me një kërcënim të hapur ndaj Seulit, duke e
akuzuar qeverinë e vendit fqinj dhe median për shpifje ndaj lidershipit
të vet e duke paralajmëruar me reagim ushtarak.

Kërcënimet e Penianit nuk janë diçka e pazakontë për administratën e presidentit koreano-jugor, Lee Myung Bak. Por keto javet e fundit, ato jane bere gjithmone e me te ashpra dhe me specifike, duke shtyre ekspertet te mendojne se udheheqja e re e shtetit komunist po kerkon te provokoje jugun, mbase dhe ushtarakisht.

Nje inciative e tille shihet si pjese e perpjekjeve te zyrtareve koreano-veriore per te forcuar autoritetin e Kim Jong-un e per te ngritur pozicionin e tij te negocjimit me Shtetet e Bashkuara. Ushtria e vendit komunist deklaroi sot se do te kaloje ne veprim “shume shpejt”, e madje percaktoi edhe shenjestrat e veta, qe perfshijne qeverine e presidentit Lee dhe disa gazeta e televizione koreano-jugore.

Ministria e Mbrojtjes ne Seul sqaroi se do t`i qendroje politikes se saj te mosreagimit ndaj asaj qe e sheh si propagande te veriut, por perseriti edhe nje here se bashke me aleatet amerikane, eshte e gatshme t`i pergjigjet cdo provokimi dhe kalimi te cakut.

Kritikat reciproke mes dy koreve jane pershkallezuar ndjeshem qe kur Peniani sfidoi presionin nderkombetar dhe leshoi nje rakete ne 13 prill. Edhe pse deshtoi ne perpjekjen e dergimit te nje sateliti ne hapesire, gjesti i tij u pa si provokues, ndersa presidenti Lee kaloi ne sulm duke thene se gjithe ky shpenzim parash ka qene i kote, kur fare mire ato mund te perdoreshin per te blere ushqime.

 

Top Channel