Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit konfirmoi se inspektorët e këtij institucioni kanë nisur një kontroll pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektirke, OST, lidhur me tenderin e debatuar për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

“Në këto momente ekipi ynë është në OST. Duke respektuar standartet, KLSH do të vazhdojë punën derisa të arrijmë në raportin përfundimtar të kontrollit”, deklaroi Bujar Leskaj, kryetar i KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me pesë organizata të fokusuara në luftën kundër korrupsionit, monitorimin e qeverisë dhe nismave ligjore e politike.

Kreu i këtij organi, Bujar Leskaj deklaroi se Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon partneritetin e shoqërisë civile për të bashkërenduar aksionet në shërbim të transparencës së vepimtarisë së institucioneve publike dhe luftës kundër korrupsionit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit shënon një fazë të re në përpjekjet anti-korrupsion, pasi vendos kontakte të vazhdueshme, sjell shkëmbimin e përvojave, etj”, deklaroi Lutfi Dervishi, drejtor i TIA.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Leskaj e vuri theksin thellimin e bashkëpunimit me prokurorinë, për denoncimin e rasteve të korrupsionit që zbulohen gjatë veprimtarisë së kontrollit të institucioneve shtetërore.

Lista e organizatave:

Transparency International; Instituti i Studimeve Bashkëkohore; Alternativa Civile; Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim; Qendra për Informim dhe Transparencë; Lëvizja Europiane e Shqipërisë.

Top Channel