Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë ka ngritur aktakuzën ndaj autorit të sulmit ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë, në tetorin e vitit të kaluar.

Sipas raportimeve të “REL”, aktakuza është ngritur në një seancë më dyer të mbyllura dhe detajet e saj do të bëhen publike më vonë gjatë së hënës.

Atentatori Mevlid Jashareviç, më 28 tetor, sulmoi me kallashnikov selinë e ambasadës amerikane në kryeqytetin boshnjak, duke plagosur dy persona.

Forcat e policisë që u vunë në lëvizje arritën të neutralizonin Jashareviç pasi u detyruan të përdornin armët, për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

Një sërë hetimesh u kryen pas sulmit, të cilat treguan se atentatori ishte pjesëtar i grupeve ëahabiste dhe çuan në arrestimin e disa të dyshuarve të tjerë.

Top Channel