OKB, planvotimi i rezolutës mbi Sirinë

21/04/2012 04:15

Këshilli i Sigurimit në OKB, ka hartuar një projekt-rezolutë për dërgimin e 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri, duke marrë në konsideratë dy versione.

Projekti rus do të shihte dërgimin e vëzhguesve menjëherë, por Britania, Franca dhe Gjermania duan të presin deri sa Siria të tërheqë trupat dhe armët nga qendrat e populluara.

Një pjesë e vogël të vëzhguesve kanë mbërritur tashmë në Siri, për të monitoruar armëpushimin e brishtë. Këshilli i Sigurimit do të mblidhet për të votuar mbi rezolutën gjatë së shtunës.

Megjithëse dhuna në përgjithësi ka rënë, shkelje të panumërta të armëpushimit tashmë janë raportuar nga aktivistët dhe reporterët në terren.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, së paku 23 vetë u vranë të premten, 10 prej tyre nga një bombë që kishte për shënjestër forcat e sigurisë dhe shumica e të tjerëve nga bombardimi i ushtrisë në qytetin e Homsit.

Top Channel