Kanada, manifestim pro cannabis

21/04/2012 18:45

Mijëra persona pushtuan rrugët dhe sheshet e Vankuverit në Kanada, në atë që u quajt protesta më masive e viteve të fundit në këtë vend.

Arsyeja e grumbullimit të mbi 20 mijë personave, sipas organizatorëve, ishte solidarizimi në thirrjen drejtuar autoriteteve për liberalizimin e përdorimit të cannabis sativa-s, njohur ndryshe si hashash apo marihuana.

Organizatorët kërkuan legalizimin e kësaj droge për qëllime terapeutike. Sheshi qendror i Vankuverit u mbulua nga një re e madhe tymi artificial, e krijuar posaçërisht për të simbolizuar tymin e hashashit.

Manifestimi u mbështet edhe nga dhjetra shoqata e organizata të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara. Manifestimi u zhvillua paqësisht dhe nuk u shoqërua nga asnjë incident.

Top Channel